Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në aeroportin e Stambollit. Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të fundit numri i viktimavka arritur në së paku 36 vetë.
Ndërkohë që numri i të lënduarve nga shpërthimi ka shkuar në 147 persona. Jozyrarisht flitet për rreth 50 viktima. Disa media të huaja raportojnë këtë shifër, duke iu referuar burimeve zyrtare të paidentifikuara.
09:20
Kryeministri turk ka njoftuar në një komunikim të fundit se aeroporti është hapur dhe fluturimet i janë kthyer normalitetit. Binali Yildirim tha se është koha për të reaguar.
08:20
Kryeministri turk në një deklaratë të fundit ka thënë se sulmi i mbrëmësh është dora e ISIS. “Terroristët erdhën në aeroport në një taksi dhe pastaj kryen sulmet e tyre”, tha kryeministri.
“Hetimet e para tregojnë se tre sulmuesit së pari hapen zjarr e pas shpërthyen veten e tyre.”
Yildirim nuk ka sqaruar pse, por tha se ISIS eshte pas sulmeve.
Ora:01:19
Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag ka bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmi në aeroportin e Stambollit ka shkuar në 31. Kurse sa i takon të plagosurve ky numër ka arritur në 147.
Nuk është e qartë nëse në këtë numër përfshihen edhe terroristët që kryen sulmin.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Një lajm i tillë konfirmohet dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Është konfirmuar tashmë se në sulm kanë marrë pjesë tre persona, ku dy prej të cilëve kanë hedhur veten në erë ndërsa i treti është qëlluar nga policia.
Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka bërë të ditur për CNN se një prej terroristëve fillimisht hapi zjarr me kallashnikov para se të hidhte veten në erë në hyrjen e aeroportit.