37 për qind e përdoruesve zëvendësojnë kompjuterët për telefona dhe tabletë
Përmbajtja që dikur kërkohej kryesisht nga kompjuterët personal, sot është zëvendësuar dhe po bëhet nga pajisjet mobile që përfshijnë tabletët dhe telefonat e mençur.
Sipas Connected Intelligence Application dhe NPD, 37 për qind e konsumatorëve të cilët dikur përdornin kompjuterët personal për të shfletuar internetin, tani qasjen e tyre e kanë kaluar në tabletë dhe telefonat e mençur.
Aktivitetet kryesore të cilin përdoruesit e kanë kaluar në pajisje mobile është shfletimi i internetit dhe qasja në Facebook.
Në mesin e pronarëve të tabletëve, 27 për qind prej tyre thonë se tani kompjuterët personal i përdorin shumë më rrallë dhe më shumë se 20 për qind prej tyre thonë se shumë më pak qasen në Facebook nga kompjuterët e tyre personal.
Ngjashëm veprojnë edhe pronarët e telefonave të mençur mobil, pasi që 27 për qind prej tyre janë deklaruar se telefoni i tyre ju shërben më shpesh për tu qasur në internet dhe për të hyrë në Facebook.