www.Zemra.Org

450 milionë kinezë kanë qasje në internet

Kina ka njoftuar se numri i personave që kanë qasje në internet në këtë vend ka arritur në 450 milionë. Kjo shifër paraqet një të tretën e popullsisë kineze që shkon në 1.3 miliardë njerëz.

Krahasuar me vitin e kaluar numri i kinezëve që kanë qasje në internet është rritur me 20%.

Gjatë këtij viti qeveria kineze ka bllokuar rreth 60 mijë faqe interneti si pjesë e luftës kundër pornografisë, dhunës dhe materialeve të tjera të dëmshme. Si pasojë e këtyre masave mjedisi i internetit në Kinë është shumë më i pastër pretendojnë zyrtarët kinezë.

Exit mobile version