VIP

50 Cent dhuron për Unicef paratë e marra nga Gaddafi

Reperi 50 Cent është i fundit yll i muzikës që paratë e fituara gjatë këndimit, mirëpo që i janë dhënë nga Gaddafi ti dhurojë për bamirësi.

Ylli i hit këngës “In Da Club” po ndjek shembullin e kolegeve të tij si Usher, Nelly Furtado, Beyonce dhe Mariah Carey, duke dhuruar paratë e paguara nga Gaddafi për bamirësi.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i yllit të muzikës, bëhet e ditur se pikërisht për Unicef do të shkojnë këto para, dhe seUnicef do ti drejtojë drejt Libisë, për ndihmë posaqërisht grave dhe fëmijëve tëkalojnë më lehtë këtë krizë, të cilët në vazhdimësi po kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit të tyre Muamar Gaddafi.

Thuhet se 50 Cent ka kënduar në një ngjarje private të organizuar në vitin 2005 në Venecia të Italisë, menjëherë pasi kishte mbaruar Festivali i Filmit, ku reperi u gjend duke kënduar për Gaddafin dhe anëtarët e klanit të tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button