www.Zemra.Org

51-vjeçarja sulmohet dhe plaçkitet në mes të ditës

Një grua e moshës 51 vjeç, ka qenë viktimë e një plaçkitjeje të ndodhur në mes të ditës në Gostivar.

Bëhet fjalë për shtetasen Gj.I nga Gostivari, e cila ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, duke i marrë nga qafa me forcë varësen e floririt.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë informuar se viktima po kalonte urën për këmbësorë në afërsi të stadiumit të qytetit, rreth orës 11 të ditës së mërkurë, kur u sulmua nga pas dhe u plaçkit.

Viktimës i kishte rënë të fikët por i kishin dalë në ndihmë kalimtarët e rastësishëm.

Vlera e varëses së floririt, sipas Gj.I, është 24 mijë denarë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e veprës.

Exit mobile version