55% e njerëzve besojnë në dashuri në shikim të parë
Është parë se sot, në kohën e “Facebook”-ut, 55% të njerëzve besojnë në mundësinë e rënies në dashuri që në shikim të parë.
Në kohën kur njoftimet me anë të internetit paraqesin një ndihmë të madhe, këto rezultate tregojnë se kontakti personal ende ka rëndësinë e vet.
Gati 55% e njerëzve besojnë në dashurinë në shikim të parë, ku 71% prej tyre kanë thënë se edhe e kanë përjetuar një dashuri të tillë. Këtë e ka konstatuar studimi i portalit “Adam & Eve” duke anketuar 1000 njerëz. 18% e njerëzve të anketuar thonë se dashuritë që lindin në shikim të parë nuk janë të sigurta, kurse 27% e të anketuarve kanë thënë se nuk besojnë në një dashuri të tillë.
Seksologja Kat Van Kirk tha se, përkundër rëndësisë së internetit, fakti se njerëzit besojnë në dashuri në shikim të parë, vë rëndësinë te fakti se takimi personal, apo sikur që do të thuhej sot, ‘live’, vazhdon që ta ketë rëndësinë e vet.
“Nëse vjen deri te dashuria në shikim të parë, atëherë duhet patjetër që të ekzistojë prania fizike, gjë që nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër” – thotë Kirk.
Nga takimi i parë e deri te krijimi i lidhjes, e edhe jetës së përbashkët, ne duam që të jemi të sigurt se kemi diçka të rëndësishme në jetë, thotë drejtori i marketingut të portalit “Adam & Eve”, Chad David.