DashuriaEdukata Seksuale

9 pozicionet që i bëjnë të çmendura femrat

Njëlloj siç mund ta mbyllësh drekën pa ngrënë një ëmbëlsirë në fund, po kështu mundtesh edhe të bësh seks pa pasur orgazmë.
Sigurisht, shumica e grave kanë stimulimin klitoral, si çelësin kryesor që u hap dyert e orgazmës, por jo gjithmonë është e mjaftueshme të synohet menjëherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ajo pikë,” vazhdon Boynton.
Më poshtë gjenden të listuara disa pozicione, lëvizje dhe teknika që duhen testuar dhe perfeksionuar për t’u përshtatur me personin që i praktikon, në mënyrë që të ndihmojnë në arritjen e një orgazme të sigurt dhe të pëlqyeshme.

Vajza sipër – me lodra seksi

Nuk është një pozicion i panjohur dhe janë të shumta vajzat që e preferojnë, pasi siguron një kontroll dhe stimulim më të mirë të klitorit. Por nëse këtë pozicion e kombinoni dhe me përdorimin e lodrave të seksit, kënaqësia shumfishohet. Kërkojini partnerit që ndërkohë që ndodheni në këtë pozicion, t’ju stimulojë së jashtmi me një vibrator, ose mund ta bëni dhe vetë. Orgazma është thuajse e garantuar, sugjeron Ian Kerner, autor i She Comes First.

Pa penetrim

Ndonjëherë stimulimi manual dhe përdorimi i lodrave të seksit së jashtmi, mund ta afrojë orgazmën shumë më lehtë se seksi me penetrim. Nuk duhet t’ju vijë turp e të nguroni t’i kërkoni partnerit të luajë në këtë mënyrë me ju, përpara se t’ju penetrojë. Është më e lehtë të arrini orgazmën, nëse e largoni presionin e seksit dysh dhe fokusoheni vetëm tek vetja dhe kënaqësia që merrni në atë moment. Mund të merreni më pas me partnerin. Edhe ai mund të marrë shumë kënaqësi nga një lojë e tillë, shpjegon Boynton.

Pozicioni “lugë”

Nëse shtriheni me kurriz nga partneri dhe ai ju mbështjell nga pas, mundet të përdorni penisin e tij për të stimuluar klitorin duke e futur mes kofshëve, thotë Kerner, seksolog amerikan. Në këtë pozicion, ju mund të kontrolloni shpejtësinë dhe nivelin e fërkimit, për të arritur aty ku dëshironi.

Shtrëngimi i muskujve vaginalë

Me siguri i njihni ushtrimet Kegel. Tani ka ardhur momenti t’i fusni në punë. Kontraktimi i muskujve vaginalë, si në ushtrimet Kegel, ndërkohë që jeni duke bërë seks mund të përforcojë ndjesitë si për ju dhe për partnerin , thotë doktor Debby Herbenick. Shtrëngimi dhe lëshimi ritmik i këtyre muskujve gjatë seksit e bën shumë më të lehtë orgazmën.

Flutura

Të ulur ballë për ballë me këmbët rreth njeri tjetrit, është një pozicion perfekt për një mega stimulim, thotë Herbenick. Këndi i penisit në këtë pozicion është perfekt për të stimuluar murin ballor të vaginës ( ku besohet se ndodhet pika G) dhe duke u fërkuar në këtë pozicion me partnerin tuaj, mund të kryeni dhe stimulimin e klitorit në të njëjtën kohë.

Vibrime orale

Seksi oral është fantastik, por mund të bëhet edhe më i mirë nëse e kombinoni dhe me përdorimin e vibratorit. Nëse partneri fillon të përdorë gjuhën lehtë rreth klitorit dhe buzëve e më pas përfundon me përdorimin e vibratorit në të njejtat pika, ju mund të arrini një rritje të menjëhershme të intensitetit të kënaqësisë, gjë që nuk mund të arrihet në të njejtën masë vetëm duke përdorur gojën.

Misionar me një dorë ndihmë

I gjithë sekreti qëndron në lëvizjen e legenit, thonë specialistët. Prandaj pozicioni më i mirë është ai që të lejon të lëvizësh legenin dhe të fërkosh klitorin në trupin e partnerit

Nga pas

Nëse stili nga pas nuk ju ofron shumë, provoni të shtriheni përmbys me bark ndërkohë që ai ju penetron nga pas. Këndi i penisit të tij krijon penetrim të thellë, ndërkohë që pozicioni shtrirë lejon fërkim dhe stimulim të klitorit.

Misionar i modifikuar

Nuk është tamam ai pozicioni i vjetër sa bota. Fillohet me pozicionin normal të misionarit dhe pasi ai të jetë brenda jush, ndërroni pozicionin e këmbëve duke i futur mes këmbëve të tij. Duke i shtrënguar këmbët së bashku, ju arrini një stimulim të jashtëzakonshëm të klitorit duke u ndihmuar dhe nga pesha e trupit të partnerit që lëviz mbi ju. Rezultati do të jetë një orgazëm për t’u mbajtur mend.

Show More

Related Articles

Back to top button