Dashuria

A duhet ndërprerë lidhjen, sepse është i keq në shtrat?

f.0913092Ai është bandill i përsosur për çdo gjë, përpos në seks. Ne do t’ju ndihmojmë ta zgjidhni këtë situatë të pakëndshme.

Kur të njiheni me bandillin i cili është i mençur, i bukur, argëtues dhe i kujdesshëm, me siguri që do të dëshironit ta kishit për tërë jetën. Mirëpo, duke marrë parasysh problemi i cili ju mundon, duhet të vendosni vetë a do t’i jepni akoma raste për shkak të cilësive të tjera të mira apo do t’ia jepni shqelmin për shkak të paaftësisë katastrofale në shtrat.

Mos u ndieni fajtore
Nuk duhet të ndiheni fajtore kur dëshironi të ndërprisni lidhjen për çfarëdo arsye. Dhe, mbajeni në mend, seksi është pjesë e rëndësishme e marrëdhënies, nxit lirimin e endorfinës, e cila na bën të ndihemi të lidhur ndërmjet vete, ndërkaq seksi i rregullt lidhjen e forcon edhe më shumë.

Komunikimi
Më parë thoni të gjitha ato gjëra që i doni tek ai, pastaj thoni se ç’është ajo që nuk ju kënaq. Ai do ta kuptojë se po përpiqeni t’i thoni diçka të rëndësishme, ndërkaq komplimentet gjithsesi do ta zbusin kundërpërgjigjen. Përpiquni të jeni specifik dhe thoni vetëm një apo dy gjëra, të cilat nuk ju pëlqejnë njëkohësisht, sepse në të kundërtën bandilli do të ndihet se ka qenë i shfrytëzuar.

Reagimi i tij
Nëse ai e pranon kritikën tuaj dhe do të fillojë të angazhohet më shumë, në mënyrë që t’ju kënaq në shtrat, atëherë misioni juaj do të jetë i suksesshëm. Mirëpo, nëse gjërat nuk pësojnë kurrfarë ndryshimesh, mase do të duhet të mendoni për të ndërprerë lidhjen me të.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button