A duhet të bëjmë dashuri kur nuk jemi në humor të mirë?
Hulumtimet tregojnë që më mirë është të bëni seks, madje edhe kur nuk jeni në gjendjen tepër të zjarrtë, meqenëse në ato ditë kur bëni seks lidhja do të funksionojë më mirë.
Mirëpo, janë edhe dy arsye të mëdha përse çiftet që janë në lidhje të gjatë apo të martuar të kenë marrëdhënie seksuale. Njëra ndër “qasjet pozitive” është që ndieni intimitet me partnerin. Qasja tjetër “negative” është kur bëni seks për t’iu shmangur grindjes dhe ndjenjës së fajit, thotë dr. Amy Muise, nga Universiteti i Torontos.
Ky studim ka konstatuar se seksin e duam nga arsyet pozitive, si p.sh. nga dëshira që të kemi intimitet më të madh me partnerin, ndihemi më të lumtur dhe më të kënaqur. Kjo gjë bartet te partneri, andaj kënaqësia e tij/saj është e madhe.
Mirëpo, seksi i motivuar me ndjenjën e fajit nuk sjell edhe aq kënaqësi seksuale, sepse edhe kur mendoni se po i bëni “shërbim” partnerit tuaj, niveli i juaj i dëshirës do të ndikojë se sa do të kënaqeni gjatë bërjes seks.
“Meshkujt kryesisht kanë dëshirë më të madhe sesa femrat, mirëpo motivet për të bërë seks dhe mënyra se si ndihemi pas seksit nuk ndryshojnë te meshkujt dhe femrat”, thotë dr. Muise.