Sipas kësaj legjende kineze, çdo gisht i dorës ka kuptimin e vet dhe paraqet edhe familjen tuaj. Pra, gishti i madh i paraqet prindërit, gishti tregues vëllezërit dhe motrat, ndërsa gishti i mesëm paraqet veten tuaj. Gishti afër të voglit, përkatësisht gishti i katërt i dorës simbolizon partnerin, ndërsa gishti i vogël i simbolizon fëmijët.
Ekziston edhe një shpjegim simbolik, të cilin edhe ju vetë mund ta verifikoni. Pra, bashkoni majat e gishtave të të dyja duarve dhe lakoni vetëm gishtat e mesëm.
Provoni t’i ndani gishtat e mëdhenj (prindërit). Do t’i ndani, sepse nga ata do të duhej të ndaheshit në një moment të jetës. Nuk do të jetoni përgjithmonë bashkë. Pastaj, sërish bashkoni. Po ashtu provoni me gishtat tregues dhe me gishtat e vegël. Do të mund t’i ndani. Gishti tregues paraqet vëllezërit dhe motrat, ndërkaq ndarja tregon edhe atë që një ditë secili do të ketë rrugën e vet.
Nuk do të mund t’i ndani, e pra kjo tregon për lidhjen e pandashme midis jush dhe partnerit tuaj bashkëshortor.