Ai flet për të gjithë kohën
Nuk ka rëndësi se a flet mirë për të apo thjesht e kujton tërë kohën se sa person negativ ishte ajo. Nëse ai mendon për të, do të thotë se ka ndjenja për të. Nëse vërtet e ka tejkaluar këtë dashuri, ai nuk do të ankohet por as nuk do ta përmend atë.
E ndjek në internet
Nëse ende nuk e ka harruar atë, ai do të gjejë mënyra që ta mbajë afër vetes qoftë edhe duke e ndjekur atë nëpër rrjete sociale si ‘Facebook’ apo ‘Twitter’. Mund ta zbuloni thjesht duke parë historinë e klikimeve të fundit në kompjuterin tuaj.
Duket nervoz sa herë e takon
Herën tjetër kur jeni jashtë me partnerin dhe papritur takoni ish- të dashurën e tij, vëzhgoni sjelljen e tij. Nëse ai fillon të ndihet nervoz dhe të belbëzojë si një adoleshent, atëherë kjo do të thotë se ai vazhdon ta mbajë atë në mendje.
Zemërohet kur dëgjon se ajo ka lidhje të re
Nëse ai e kupton se ajo është lidhur me dikë tjetër dhe kthehet në një djalosh të ri që ankohet tërë kohën, atëherë ai është xheloz. Nëse është vërtetë i lumtur me ju, ai nuk do të brengosej që ish-e dashura e tij ka filluar lidhjen e re.
Mban ende dhuratat e saj
Një i dashur që ende ruan dhuratat, mesazhet dhe çdo gjë që ia kujton atë, atëherë definitivisht nuk e ka harruar atë. Kujdesuni që të merrni parasysh këto shenja për të parë nëse vërtet ai e ka harruar atë apo jo. Ndoshta është koha që të keni një bisedë më serioze për këtë çështje.