A e keni përjetuar orgazmën në këtë mënyrë?
A keni dëgjuar për orgazmën nëpërmjet stimulimit të gjinjve. Disa hulumtime tregojnë që stimulimi i gjinjve aktivizon të njëjtin vend në tru si edhe te stimulimi i rajonit gjenital, andaj mu për këtë është e mundshme që femra të përjetojë orgazmën vetëm duke lozur me thimthat e gjinjve.
Gjinjtë gjatë kohës së eksitimit mund të zmadhohen madje edhe 25 për qind, ndërkaq për shkak të ndjenjës së eksitimit janë të ndjeshëm dhe reagojnë fuqishëm gjatë stimulimit.
Stimulimi i thimthave të gjinjve zgjon të njëjtët receptorë në tru si edhe me rastin e stimulimit të klitorisit dhe të vaginës.
Hulumtimi i botuar në revistën Sexual Medicine paraqet disa konkluzione mbi orgazmën nëpërmjet gjinjve. Në këtë hulumtim femrat kanë kaluar nëpërmjet rezonancës magnetike dhe kanë mundur të zgjedhin midis stimulimit të vagjinës, klitorisit, apo thimthave.
Pjesa e zgjedhur e trupit është dashur të stimulohej 30 sekonda dhe pastaj, pas një pauze, stimulimin ta përsërisin edhe me pikat e tjera.
Te stimulimi i thimthave është dashur që në mënyrë ritmike të stimulohen nga 30 sekonda edhe me dorën tjetër.
Hulumtimi ka zbuluar edhe që stimulimi i thimthave aktivizon të njëjtën pjesë në tru si edhe te stimulimi i pjesëve gjenitale të trupit të femrës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumicës së femrave eksitim të veçantë i shkakton stimulimi i thimthave dhe në atë mënyrë mund të përjetojnë orgazmën.
Dr. Xhenifer Vajder ka thënë për Huffington Post që thimthat gjatë kohës së eksitimit ndryshojnë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët, sepse gjaku më shpejt qarkullon nëpër trup, prandaj për këtë arsye ndryshon edhe ngjyra.