LajmeMaqedoniaPolitika

A është Musa Xhaferi shkaku i tërmetit në BDI?

Dy dorëheqjet që dridhen opinionin  publik dhe anëtarësinë e BDI-së mund të jenë  si pasojë e konflikteve mes klanit të Musa Xhaferit dhe atij të luftës.

mxh

Dorëheqja e Arben Llabunishtit ndërlidhet me ndërhyrjen e Musa Xhaferit dhe lobimin e tij për Ramiz Merkon që të drejtojë degën e BDi-së në Strugë. Pas konfliktit në Strugë që përfundoi me rrahje mes këtyre klaneve ku mbeti i lënduar zv/drejtori i DAP–it Argëtim Asani, beteja për Strugën vazhdoi të acarohej edhe më shumë. Kur Arben Llabunishti kuptoi se degën e Strugës e fiton Ramiz Merko me ndihmën e Musa Xhaferit ai sonte dha dorëheqje nga të gjitha strukturat partiake dhe shtetërore duke lënë një akt moral në opinion për parime e që më shumë ka të bëje me humbjen e Strugës.

Shembullin e  Llabunishtit e ndjeki edhe  Hazbi Lika  duke dhënë dorëheqje nga sekretari organizativ që sipas tij u  vlerësua si një veprim protestues  kundrejt drejtuesve të partisë si dhe një akt solidarizimi me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Por siç përflitet   Hazbi Lika njihet edhe si krahu i luftës që gjithnjë ka luftuar veprimet e Musa Xhaferit duke u ankuar edhe te lideri i BDI-së Ali Ahemti ku vet Ahmeti ka qëndruar indifernet deri me sot ndaj ankesave të bashkë partiakëve për veprimet e Musa Xhaferit. Fuqia e Hazbi Likës në BDI, vitet e fundit gati se u zbeh, duke detyruar Hazbi Likën që të revoltohet në dy raste për ti treguar dhëmbët e një komandanti, por pa sukses përball Ali Ahmetit ku më pastaj  nën sqetullën e tij komandanti u bë ushtarë.

Ky tërmet në BDI i këtij lloji është i pari në këtë shkallë që lideri i BDI-së do ta ketë vështirë për të rregulluar klanin e luftës me Musa Xhaferin pas  këtij shpërthimi  publik.

Ndryshe Xhaferi është akuzuar edhe publikisht nga dega e BDI-së në Kumanovë për anashkalimin e punësimeve duke lënë me një anë të gjithë Kumanovën në listat për punësim.

Kënd do të zgjedh Ali Ahmeti që të mbajë ngatë vetës Xhaferin që akuzohet apo Likën dhe Llabunishtin që lavdërohen?

Show More

Related Articles

Back to top button