FutbollSport

Roma mund ta fitojë Scudetton

Mesfushori i Romës, Erik Lamela, beson se ata janë të aftë për të luftuar për titullin e Serie A këtë sezon.

Lamela është duke shijuar një para-sezon të mirë me trajnerin e ri Zdenek Zeman dhe shpreson kjo të vazhdojë edhe gjatë sezonit.

“Kurrë nuk kam ndjerë shumë presion në sezonin tim të parë, por dua të shënoj dhe të dërgoj më shumë asistime për bashkëlojtarët”.

“A mund ta fitojmë Scudetton? Çdo ekip mundet. Objektivat e mi janë të njëjtët si ata të çdo lojtari tjetër, pasi unë dua të kem një sezon të mirë dhe shpresoj të fitoj”.

“Jam përmirësuar fizikisht si lojtar, por mbi të gjitha taktikisht, pasi futbolli italian është më shumë taktik se sa që jam mësuar. Është disi vështirë”, ka thënë Lamela.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button