www.Zemra.Org

A mund të krijojnë lidhje skemat seksuale

skematKohëve të fundit shumica flasin për ndikimin që kanë te femrat skemat seksuale dhe a është e mundshme që ato të zhvillohen në lidhje të sigurt.

Psikologët thonë që personat të cilët pranojnë skemat seksuale, thellë në vete e dëshirojnë lidhjen e vërtetë, mirëpo edhe më thellë zhgënjehen kur kuptojnë se kjo gjë nuk do t’u realizohet.

Idealizimi – Lidhjet e këtilla shpesh përdoren vetëm për të “kaluar kohën” dhe thjeshtë për argëtim, derisa të mos gjendet diçka më e mirë apo lidhja e vërtetë. Ekspertët pajtohen me faktin se njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në lidhje të sinqertë, as që do të hyjnë në kombinime të këtilla seksuale.

Psikologët thonë se skema seksuale rrallë shndërrohet në lidhje të sinqertë, në marrëdhënie dashurore. Ekspertët, transmeton Telegrafi, pajtohen që njerëzit të cilët praktikojnë këtë lloj “argëtimi” kërkojnë seks, por jo edhe lidhje të thella emocionale. Kjo ndodh nga shkaqe të ndryshme – ai më kryesore është kënaqja e nevojave fiziologjike. Prandaj, marrëdhëniet e tilla zhvillohen vetëm sipërfaqësisht.

Partnerët që janë në lidhje e gjata, veçanërisht ata të cilët bashkëjetojnë, ballafaqohen me “personin e vërtetë”, me partnerët e tyre realë. Mirëpo, në skemat seksuale, idealizimin tuaj për ndonjë person mund ta mbani një kohë të gjatë dhe të mos jeni të detyruar të takoheni me personin tjetër, i ndryshëm nga i idealizuari.

Nëse njerëzit bashkëjetojnë vetëm për shkak të seksit, atëherë mund ta projektojnë atë personin tjetër, apo çka do që të dëshirojnë. Kështu ndodh derisa të hyhet në marrëdhënie më të thella, kur paraqitet rreziku që të humbet idealizimi, pra, realja dhe idealja nuk janë njësoj”, thonë ekspertët.

Njerëzit të cilët praktikojnë skema pa obligime duken sikur nuk kanë të meta, në krahasim me partnerët që janë në lidhje të përhershme. Ata të cilët vazhdojnë të mbeten në kombinime, e bëjnë këtë që sa më gjatë të jetojnë me situatën ideale, të cilën në fund e ngatërrojnë me realitetin.

Exit mobile version