Abdulfeta Alimi me datën 27 prill 2017 ishte prezent në Kuvend si pjesëtar i sigurimit duke i shpëtuar jetën Ziadin Selës, por ai sot u dënua me shtatë vite burg nga gjykata.
“Kjo është padrejtësi, këtë nuk e ke askund në botë. Abdulfeta Alimi kishte qetësuar situatën në Kuvend, shpëtoi jetën e një njeriu, kurse tani e dënuan”, tha Jashar Alimi, xhaxhai i Abdylfeta Alimit.
Sot në Gjykatën Penale u shqiptua dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg.
Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqptua Mitko Çavkovit.
Kjo është lista e plotë e të dënuarve:
- Mitko Çavkov – 18 vite burg
- Mitko Peshov – 15 vite burg
- Dushko Lazarov – 15 vite burg
- Goran Gjoshevski-Levi – 15 vite burg
- Oliver Popovski – 13 vite burg
- Oliver Radullov – 10 vite burg
- Munir Pepiq – 15 vite burg
- Abdulfeta Alimi – 7 vite burg
- Mlladen Dodevski – 12 vite burg
- Jane Çento – 15 vite burg
- Igor Jug – 12 vjet burg
- Aleksandar Vasilevski-Ninxha – 8 vite burg
- Nikolla Mitrevski-Kolo – 15 vite burg
- Gorançe Angelovski – 12 vjet burg
- Vllatko Trajkovski – 15 vite burg
- Vilijam Mihajlovski – 14 vite burg
- Igor Durlovski – lirohet nga akuzat