www.Zemra.Org

Aborti Spontan

Rreth 20% e shtatezanive nderpriten per shkak te abortit spontan. Me nje abort spontan do te kuptojme nje abort qe ndodh per shkaqe natyrore.

Ka reste qe kur kalohet peridha me e veshtire e shtazanise, mund te flitet dhe per lindje te parakohshme. Aborti spontan qe zakonisht ndodh ne tremujorin e pare te shtatzanise perjetohet rende dhe shpesh lidhet me anomalite gjenetike te fetusit ose mos pozicionimin e veses se fekonduar ne  miter.

Shkaqet qe cojne ne abort.

Shtatzania e pare.

Aborti spontan ne shtazanine e pare eshte shume i perhapur dhe kjo lidhet me pjekurine seksuale te mitres. Nese gjate konceptimit te pare kemi nje abort spontan, shtatzania e dyte ka gjasa te zhvillohet pa nderprerje.

Gabimi gjenetik

Konsiston ne 90% te aborteve spontane dhe ka te beje me ganime ne kromozome ose sic  quhet ndryshe gabime gjenetike. Kromozomet jane mikrotrupa te pranishem ne te gjtha qelizat, ne te cilat permbahen karakteristikat e personit (qe nga ngjyra e flokeve e deri tek seksualiteti i tij), pra e gjithe pasuria gjenetike e individit. Disa gabime gjenetike te pasqyruar si fillim ne nivellin kromozomik, ne qelizat e para qe nisin te formohen ne vezen e fekonduar, i japin vend me shume abortit spontan: e praktike dhe me pas anomalite jane te tilla e nuk lejojne zhvillimin normal te fetusit, dhe ne kete menyre eshte vete natyra qe e nderpret kete shtatzani, duke ndaluar fetusin te rritet e te behet nje femije.

Shkaqet Mashkullore.
Cilesia e spermes ne shume raste mund te jete shkak per origjinen e nje aborti spontan te perseritur. Nje "spermogramma" do t`ju mundesoje juve dhe partnerit te diagnostikoni cilendo lloj anomalie ne spermen e tij.

Anomali te mitres.
Ndodh qe qafa e mitres te hapet spontanisht dhe te lejoje renien e fetusit. Ne kete rast mjeku nenshtron pacienten ne nje ngushtim te qafes se mitres, dhe qe behet rreth javes se trete te shtatzanise. Me kete nderhyrje mjeku vendos qe qarkore rreth qafes se mitres dhe e shtrengon ate duke e bere nyje ne menyre qe te shtrendohet gypi dhe te beje te mundur zhvillimin  e shtatzanise. Ky ngudhtim behet ne pjesen e qafes se mitres qe ndahet nga gypi urinar. Abortet spontane te vonshem shkaktohen pergjithesisht nga nje keqformim i mitres ose i qafes se saj.

Infeksionet.

Disa nga infeksionet si toxoplasmosi, listeria ose disa semundje seksualisht te transmetueshme si l’Herpes, Clamidia ose Blenorragia, mund te shkaktojne nje abort spontan.

Higjena

Nje higjene e keqe jetesore mund te jete shkak i nje aborti spontan. Nuk kemi ende prova konkrete, por disa nga faktoret qe mund te quhen si shkaktare jane:

Shenjat qe na lejojne te kuptojme abortin spontan.

Gjakederdhja

Nje nga shenjat kryesore te abortit spontan eshte dhe gjakederdhja. Te humbasesh gjate shtatzanise pak gjak nuk eshte asgje per tu shqetesuar, sepse ne shume shtatzani gjakderdhja mund te jete e dendur dhe e herepashershme. Me nje vizite tek mjeku ne keto raste do te diagnoztikoni origjinen e saj. Nese ndodh qe te keni gjakderdhje te pandeprere dhe te shumte duhet te shkoni menjehere ne urgjence dhe nje ekografi do t`iu lejoje te kuptoni dhe shikoni nese fetusi ka nje zhvillim normal apo jo. Sipas rastit duhet te ndiqni keshillen  e mjekut.

Dhimbjet

Dhimbja jo gjithmone sinjalizon abortin spontan, sepse shpesh kemi dhimbje per shkak te transformimit qe ndodh me miter ne menyre qe te mireprese fetusin qe do te rritet brenda saj. Nese dhimbjet jane te vazhdueshme dhe ngjajne me krizat urinare, jemi patjeter perpara nje aborti spontan. Ne kete rast mjeket nuk mund te bejne asgje. Nese krizat e dhimbjeve shoqerohen dhe me humbje te medha gjaku, atehere nevojitet nderhyrja e menjehershme e mjekut.

Keshillat qe duhet te ndjekim

Si te veitojme abortin spontan?

Edhe pse nuk ka ndonje rregullim mbrekullues, nje femer mund te kontribuoje ne pakesimin e rreziqeve te nje aborti spontan. Kuptohet qe keto perkujdesje nuk mund te kene nje ritem te shfrenuar! Duke mos harruar qe je shtatzene : duhet te evitosh gjestet dhe veset e keqija te cilat mund te demtojne fetusin.

Ajo qe vjen pas abortit

Mos dramatizo!
Duhet te dish se nuk ka asnje arsye se perse te ndodh aborti edhe nje here te dyte.

Ke nje abort spontan ndersa je ne shtepi?
Mblidh mbetjet e produktit te abortit dhe vrapo ne nje laborator analizash per anatomopatolologine per t`i analizuar: rezultstet do te jene te nevojshme per te ardhmen…

Mos rri ne vetmi me vuajtjen tende!
Humbja e nje femije shpesh perjetohet ne nje gjendje zie. Nena vuan dhe ka tendencen qe te marre fajin te gjithin per vete. Nese te ndodh, perseriti vetes tende se kjo nderprerje ishte pasoje e nje keqformimi dhe ji shpreseplote per shtatzanine tende te ardhshme.

Disa terapi mund te te ndihmojne.

Prit edhe pak perpara se te konceptosh foshnjen tjeter. Eshte e rendesishme te presesh nga gjashte muaj deri ne nje vit per te formuar nje shtazani te re.

Exit mobile version