Kënga e Rita Orës, “Shine Ya Light” është shfrytëzuar në një video për të shënuar ditëlindjen e klubit italian, Milan.
Kronika kryesore e Milan Channel për 113 vjetorin e klubit në prapavijë e ka këngën, videoklipin e të cilës këngëtarja me origjinë shqiptare e xhiroi në Prishtinë.
“113 vite të lavdisë së Rossonerëve. Një klub që beson në vlerat e futbollit të mirë, shpirtin ekipor dhe besnikërinë… më e mira do të vijë. Urime ditëlindja Milan!”, shkruan nën videon e lansuar në YouTube.