Adelina Tahiri e dashuruar me futbollistin Lorik Cana
Nuk duhej shumë që Adelina Tahiri të bëhej pjesë e lajmeve të gazetave e revistave. Këngëtares nuk iu desh shumë për t’u dëgjuar edhe në Kosovë e Shqipëri.
Vetëm se, lajmet rreth saj vijnë vetëm sa i përket anës profesionale, sepse ngelet gjithnjë enigmatike sa i përket asaj personale.
Madje, në intervistën e dhënë , ajo vazhdon të deklarojë se është single. Por, ne nuk u mjaftuam vetëm me pohimet e saj. Udhëtimet e shpeshta drejt Stambollit të Turqisë, ngacmuan edhe kuriozitetin tonë. Siç u zbulua, qëllimi i këtyre rrugëtimeve ishte takimi me futbollistin e njohur Lorik Cana, i cili për momentin është lojtar në klubin Galatasaray në Turqi. Ata janë parë së bashku në Stamboll. Zbuluesi i këtij lajmi, që preferon të mbetet anonim, na ka treguar se Cana ka treguar vazhdimisht interes të madh kundrejt këngëtares, por e gjithë kjo histori vijon të mbetet sekret, për shkak të famës së secilit prej tyre.
Distanca është padyshim në favor të mungesës së zhurmës rreth kësaj lidhjeje, edhe pse nga ana tjetër vështirëson takimet e çiftit.
Në bisedat e saj me miqtë në Facebook, ajo përmend shpesh Stambollin, si vendin që aktualisht do të frekuentojë më shpesh, pasi qëndron atje njeriu i saj i dashur. Një nga miqtë me të cilët ajo i ndan këto biseda, është stilisti Armend Ramadani.