VIP

Adi Krasta largohet nga Top Channel

Thashethemet, aludimet dhe komentet për prezantuesin e mirënjohur, Adi Krasta, duket se nuk kanë të sosur edhe tashmë gati një muaj pasi ka nisur sezoni i ri televiziv, dhe ku ai ka nisur edicionin e dytë të quiz-it “100 milionë”.

Pas zhurmës së madhe mediatike që shoqëroi largimin e tij nga programi i së dielës, “E diell”, dalja e tij të martave në konkursin ku fitohen para ‘live’, duket se do t’u jepte fund gojëve të liga për lëvizjet e tij… Por ja që nuk qenka e thënë … Madje-madje, ashtu si ai shiu i rrëmbyeshëm dje në atë kohë të bukur me diell ka mbërritur edhe ky lajm në redaksinë e gazetes Mapo, që ka sërish në qendër Krastën.

E pra, ajo që gumëzhin së fundi është kristalizimi i një negociate e nisur prej kohësh mes tij dhe televizionit “Vizion Plus”… Supozimet shkojnë deri aty, sa Krasta në “Top Channel” do të jetë deri në fund të muajit tetor, për t’u zhvendosur më tej në televizionin konkurrent… por asnjë gjë nuk dihet me siguri…

Për të verifikuar këtë lajm, pyetëm edhe vetë prezantuesin Krasta, por ai nuk preferoi të jepte ndonjë koment, ndërsa në televizionin “Vizion Plus” ka kohë që përflitet se ai do të jetë pjesë e tij, në një program të ri që do të startojë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button