VIP

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, më në fund dalin hapur si çift

Nuk e kanë thënë me zë të lartë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe pse janë ngacmuar gjithmonë nga gazetarët, ata janë stepur paksa, aq sa na kanë bërë të dyshojmë për arsyen po të kemi parasysh se lidhja e tyre nuk ka asgjë për të fshehur, të dy janë të rinj, të famshëm dhe mbi të gjitha që të dy janë beqarë. Nuk kanë munguar gjithsesi deklaratat e tyre të dashurisë, hapur në faqet personale në facebook ku tregojnë se largësia e ka shtuar edhe më shumë mallin, por edhe dashurinë për njëri-tjetrin. Gjithsesi, i pari që theu akullin ishte Adriani, i cili për “Gazeta shqiptare” pak javë më parë e pranoi që ishte i lidhur me Luanën, ndërkohë që kjo e fundit nguron të flasë. Por gjithsesi, nuk ka ngurruar që të qëndrojë pranë të dashurit të saj në festën e organizuar me të gjithë pjesmarrësit në “Kënga Magjike”, sapo mbaroi nata finale ku dihet që Gaxha mori çmim. Ajo ka ndenjur pranë Adrianit dhe nuk ka pasur problem prezencën e paparacit tonë. Madje, janë puthur para aparatit të tij si për të na thënë se atë që ne e kërkonim prej kohësh ata po na e japin me dashamirësi, konfirmimin pra që janë bashkë dhe shumë të dashuruar.
Fotoja e parë që na bëri të mendojmë se Gaxha dhe Luana janë të lidhur, daton diku rreth tre vite më parë, kur ata u panë në një nga pubet e Tiranës. Nuk foli asnjëri për këtë lidhje ndërkohë që Gaxha ka treguar më pas se ngurrimi vinte për arsyen se Luana ishte akoma minorene.
Tashmë si një vajzë që i ka mbushur të tetëmbëdhjetat Luana nuk e ka problem të tregojë në publik që është në lidhje me Adrianin, një djalë shumë simpatik dhe shumë i talentuar dhe me sa dimë ne edhe shumë i pasur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button