www.Zemra.Org

Afërdita Dreshaj tall “superstarët” shqiptarë

Aferdita DreshajAfërdita Dreshaj ka zbuluar se kënga e saj më e re e saj u është dedikuar gjithë atyre “superyjeve shqiptarë” që në fakt “nuk dallojnë shumë nga të tjerët”.

Modelja, e cila së fundi u përfol shumë për “përzierjen” me Leonardo di Caprion dhe ndarjen nga i fejuari i saj, Shpat Kasapi, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Superstar”.

Gjatë një interviste dhënë mediave shqiptare ajo konfirmon se kënga, videoklipi i të cilës përfshirë në formë karakteresh edhe dy “bukuroshat” e përmendur, ka karakter provokues për superstar-ët shqiptar.

“Ua kam dedikuar të gjithë personazheve shqiptarë, të gjithë janë superstar-ë, megjithëse në Shqipëri dallimi mes personazheve publikë dhe njerëzve të thjeshtë është shumë i vogël”, ka thënë Afërdisa gjatë një interviste.

Por, derisa tall “superstarët shqiptarë”, Afërdita duket se, tash që ka prekur mediat botërore me skandalin e përmendur, e sheh veten në një nivel tjetër – në rrugë drejt Hollywoodit.

“A e ëndërroj Hollywoodin? Kush nuk do ta ëndërronte Hollywoodin… Shpresoj që në një të ardhme edhe unë të kem mundësinë për ta prekur atë realitet, por nuk është ky synimi im parësor, të paktën jo për momentin”, ka shtuar bukuroshja nga Mali i Zi.

Exit mobile version