VIP

Afërdita Dreshaj ushtron shumë palestrën dhe vrapin në natyrë

Është shpallur më e bukura e universit kosovar për 2011 dhe si e tillë aktualisht gjendet në Brazil, për t’u përballur pas disa ditësh me bukuritë e shumë shteteve të tjera në “Miss Universe”…

Afërdita Dreshaj, këngëtarja dhe modelja  që prej vitesh banon në SHBA, nuk ka gjithashtu një dietë fikse, madje ajo me të qeshur ka treguar për ne se edhe një herë që është përpjekur t’i nënshtrohet një të tille, përpara një sfilate të rëndësishme nuk ia ka dalë dot, dhe pak çaste para parakalimit në pasarelë, ka rënë pre e një çokollate të madhe.

Por megjithatë të gjithë ju që po pyesni veten se si ia ka dalë Afërdita që të ketë një fizik kaq të mirë, si përgjigje do të merrni ushtrimet fizike në palestër dhe vrapin në natyrë. Ndërkohë që pavarësisht se nuk i është nënshtruar asnjë diete, Afërdita tregon gjithmonë kujdes me ushqimin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button