Këto ditë Afërdita Dreshaj e ka promovuar videoklipin e këngës në bashkëpunim me Lumi B, “Super Star”, ndërsa në ceremoni ishte ftuar edhe ish-i fejuari i këngëtares, Shpat Kasapi, i cili megjithatë nuk ishte i pranishëm.
“Nuk erdhi sepse kishte angazhime të tjera…”, ka thënë Afërdita për Bluetooth duke shtuar se ata vazhdojnë të mbesin shokë dhe kanë komunikim normal.
E pyetur nëse mund të pritet një ribashkim mes tyre, ajo ka thënë: “Jeta është e gjatë, ‘kurrë mos thuaj kurrë’, thotë një shprehje”.
Për më shumë, Afërdita ka thënë se kënga “Super Star” nuk ka lidhje me ndarjen e tyre.