Interesante
Aforizma të Napoleon Bonaparte (1769-1821)
- Një njeri i famshëm e humb dinjitetin sa më nga afër ta shikosh.
- Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
- Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.
- Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.
- Revolucioni nuk mund të bëhet as nuk mund të ndalet.
- E vemtja gjë që mund të bëhet është që njëri prej disa fëmijëve të tij t’ia japë atij kahjen drejt fitores.
- Revolucioni është ideja që ka gjetur bajonetat e saj.
- Një ushtar mund të luftojë gjatë dhe fort për një gradë sadopak të vogël.
- Froni është vetëm një stol veshur me kadife.
- Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.
- Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.
- Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.
- Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.
- Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.
- Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.
- Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.
- Doktorët duhet të kenë më tepër jetë që të përgjigjen për botën e përtejme se ne gjeneralët.
- Duhet të kemi paramendim, domosdo, por jo parashikim.
- Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.
- Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.
- Nga majat e këtyre piramidave na shikojnë 40 shekuj.
- Qëllimet e mëdha janë pasioni i karaktereve të mëdha. Ata që e kanë atë mund të luajnë akte shumë të mira apo shumë të këqija. Gjithçka varet prej parimeve prej të cilave ata udhëhiqen.
- Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.
- Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.
- Historia është një tërësi rrenash për të cilat është rënë dakord.
- Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
- Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i qeverisë është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.
- Nuk jam pasues i Luigjit XVI, por i Karlit të Madh.
- Kam vetëm një këshillë për ty, ji mjeshtër.
- E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.
- I kam krijuar të gjithë gjeneralët nga balta.
- Nëse më duhej të zgjidhja një religjion, dielli si dhënës universal I jetës do të ishte zoti im.
- Nëse duan paqe, kombet duhet t’i shmangin pickimet që iu paraprijnë gjëmimeve të topave.
- Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.
- Nëse dëshiron të jesh një sukses botëror, mos pemto asgjë, mos shpall asgjë.
- Përfytyrimi udhëheq botën.
- E pamundshmja është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.
- Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
- Në politikë marritë nuk janë dobësi.
- Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.
- Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.
- Kërkon më shumë trimëri vuajtja se vdekja.
- Talenteve duhet t’iu hapen të gjitha rrugët.
- Barnat janë vetëm për pleqtë.
- Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtuteve të tyre.
- Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.
- Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.
- Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.
- Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim.
- Asgjë nuk është më e vështirë, prandaj edhe më e vlefshme, se të jesh i zoti të vendosësh.
- Nëse dikush dëshiron të ruajë epërsinë e tij duhet t’i ndyshojë taktikat e tij çdo dhjetë vjet.
- Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.
- Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.
- Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.
- Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.
- Mosbesimi është virtut në histori po ashtu në filozofi.
- Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.
- Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshin.
- Ushtria është fisnikëria e lartë e vërtetë e këtij vendi.
- Fushëbeteja është skenë e kaosit konstant. Dimri mund të jetë ai që e kontrollin atë kaos, si të vetin edhe të armiqve.
- Bari më i mirë për trupin është mendja e kthjellët.
- Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.
- Gjerësia e mendjes suaj është e kufizuar vetëm nga aftësia juaj për të dashur dhe për të zaptuar me dashurinë tënde hapësirën rrotull jush dhe gjithçka që përmban ajo.
- Durimi është virtuti kryesor i një ushtari; guximi është i dyti.
- Krimi është ngjitës si murtaja.
- Ki frikë jo nga ata që nuk pajtohen me ty, por atyre që nuk pajtohen, por janë aq të ulët sa nuk të tregojnë.
- Burrë i fortë është ai që është i zoti të krijojë komunikimin midis shqisave dhe mendjes.
- Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
- Zgjuarsia më e vërtetë është vendosmëria e plotë.
- Janë vetëm dy forca në këtë botë, shpata dhe shpirti. Me kalimin e kohës shpata gjithmonë pushtohet nga shpirti.
- Janë vetëm dy forca që i bashkojnë njerëzit frika dhe interesi.
- Qesharaken dhe sublimen i ndan vetëm një hap.
- Hidhi tutje shqetësimet kur i hedh tutje rrobat për të fjetur.
- Të bësh gjithçka për të cilën je i aftë, do të thotë je njeri; të bësh gjithçka që ti dëshiron, do të thotë je perëndi.
- Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.
- Lufta është biznesi i barbarëve.
- Uji, ajri dh pastërtia janë artikujt kryesorë në farmacinë time.
- Duhet të qeshim për njeriun që të mos qajmë për të.
- Kur njerëzit e vegjël marrin përsipër vepra të mëdha, ata gjithmonë në fund i zbresin në nivelin e medikoritetit të tyre.
- Me guxim njeriu mund të bëjë shumëçka, por jo gjithçka.
- Mos e kini frikë vdekjen, djelmosha; mundeni atë dhe dërgojeni në radhët e armiqve.
- Nuk duhet të luftosh gjithmonë me të njëjtin armik, përndryshe do t’ia mësosh krejt artin tënd të të luftuarit.