Afroviti Goge lidhet me ish-të dashurin e Aida Bajraktarit
Afroviti Goge është një trend i njohur social. Vajzat e show biz-it qarkullojnë mes njëra tjetrës të dashurit. Kjo ka ndodhur edhe me të dashurin e ri të modeles Afroviti Goge e cila prej disa kohësh është e lidhur me ish të dashurin e Aida Bajraktarit, ish velinë e Fix Fare dhe moderatore e një emisioni sportiv në platformën e Digitalb.
Edhe djaloshi është një figurë e njohur në rrethet sociale në kryeqytet. Që në moshë të re, ai është bërë pronar i një night klubi të njohur në Tiranë. Aida Bajraktari ka pasur një lidhje pesë vjeçare me pronarin e night klub-it e cila kohët e fundit karakterizohej me ndarje dhe bashkime të shpeshta, mirëpo prej gati dy muajsh çifti nuk shoqërohet më, duke përhapur zëra se lidhja e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Në të vërtetë, çfarë i ka vënë vulën ndarjes mes çiftit ka qenë lidhja e tij me modelen Afroviti Goge e cila ka zënë vendin e Aida Bajraktarit në zemrën e djaloshit simpatik.
Sipas miqve të Afrovitit, modelja kalon më shumë kohë në klubin e tij sesa në shtëpinë e saj. Mirëpo çfarë duhet theksuar është fakti se asnjëri as tjetri nuk e ka publikuar këtë fakt në faqen e tyre në Facebook. Për të gjithë të njohurit e tyre në Facebook, Afroviti dhe pronari i klubit vazhdojnë të jenë single.