VIP
Agjentët sekretë, njerëz të vetmuar
Harrojeni James Bond dhe agjentët e tjerë sekretë që jetojnë mes aksionit, grave të bukura dhe luksit. Agjentët sekret të vërtetë bëjnë një jetë të vetmuar.
Këtë do të tregojë edhe filmi i regjisorit suedez Tomas Alfredson, “Tinker, Taylor, Soldier, Spy”, që po garon në Festivalin e Venecias.
Filmi, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të John Le Carre, tregon për jetën e agjentëve 007 në vitet ’70, të vetmuar, pa një jetë private dhe që heqin dorë nga gjithcka.
Filmi në fjalë ka një kast të mirë aktorësh si Gary Oldman, John Hurt, Colin Firth, Tom Hardy, Mark Strong dhe Benedict Cumberbatch.
Ai tregon historinë e një grupi spiunësh ndërkombëtarë që veprojnë në kulmin e luftës së ftohtë.