VIP

Aguillera e lumtur me trupin e saj

Figura e saj trupore ka ndryshuar gjatë vitit që lamë pas, sidomos pas lindjes së djalit. Mirëpo këngëtarja e famshme, Christina Aguilera, ndjehet mirë me trupin e saj.

Në një prononcim për revistën People, ajo ka thënë se i dashuri i saj, Matt Rutler, e admiron trupin e 31-vjeçares.

“E dua trupin tim, djali im është i shëndetshëm dhe i lumtur dhe vetëm kjo ka rëndësi”.

“Ne femrat jemi definitivisht nën mikroskop, por fakti që jam e lumtur në lëkurën time, është e vetmja dëshmi për të cilën kam nevojë. Veç kësaj, të dashurit tim i pëlqejnë linjat e mia”, ka thënë Aguilera.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button