VIP
Aksident i aktorëve te “Kafeneja e jonë”
Një person është në rrezik jete si pasojë e përplasjes së makinës së tij me atë të aktorëve të njohur kosovar Astrit Kabashi (Bekimi), dhe Fatos Kryeziu (Labinoti).
Siç ka raportuar KTV-ja, aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00 në qendër të Prishtinës, në afërsi të PTK-së. Aksidenti ka qenë mjaft i rëndë dhe përplasja direkte.
Aktorët Kabashi dhe Kryeziu kanë marrë lëndime të lehta, dhe janë trajtuar në QKUK.
Por, personi i tretë i përfshirë në aksident e ka pësuar rëndë dhe është në rrezik për jetën.
Kabashi e Kryeziu nuk kanë pranuar të prononcohen për aksidentin.