Aksidenti i filmuar nga telekamerat e sigurisë në një kryqëzim në Kiev duket shumë i zakonshëm.
Në realitet viktima e kësaj përplasje është Andriy Shevchenko, në bordin e Porsche-së së tij me gruan e tij shtatëzënë, modelen Kristen Pazik, rreth tre orë pas fitores së Ukrainës, 2-1 me Suedinë e Ibrahimovic.
Cifti nuk pati për fat asnjë dëmtim dhe traumën më të madhe duhet ta ketë provuar ai që ka goditur makinën e sulmuesit, fajtor që vuri në rrezik jetën e kapitenit të kombëtares dhe heroit të mbrëmjes, falë dy golave disa orë para këtij aksidenti.