“Alfat” kanë arrestuar 346 persona, kanë gjetur edhe amblema të UÇK-së
Njësiti për intervenim të shpejt në kuadër të policisë së Maqedonisë “Alfa” gjatë muajit maj gjatë kontrollit të rregullt kanë kryer legjitimimin e 801 personave, kontrollë të 66 makinave të udhëtarëve dhe për arsye të ndryshme kanë arrestuar 346 personave, njofton policia.
Në bazë të telegrameve janë arrestuar 51 persona, në bazë të kërkimeve, njoftimeve, urdhëresave të Gjykatave 29 persona, për dyshim të vepreva penale 70 persona, 10 persona për vuajtje të dënimit me burg e kështu me radhë.
Nga personat e arrestuar, nëntë prej tyre kanë marrë pjesë në rrahje, katër prej tyre dyshohen për sulm fizik, një për nënçmimin e policit, 30 për thyerjen e rendit publik dhe nëntë prej tyre për sulm ndaj policisë.
Me armë janë kapur 3 persona, kurse për posedim të mjeteve narkotike 57 perosna.
Alfat gjithashtu gjatë bastisjeve kanë gjetur edhe motocikleta me të cilat janë kryer vepra penale, armë të kalibrit të ndyshëm, si dhe dy uniforma të maskuara me amblema të UÇK-së, si dhe me qindra municione të kalibrit të ndryshëm.