Sport

Alimi eliminoi Hajdukun në Split

Istra Pula e Armend Alimit është përkujdesur për sensacionin më të madh në 1/8 e finales të Kupës së Kroacisë, pasi kanë eliminuar gjigandin kroat, Hajdukun në stadiumin “Poljud” në Split. Pas 90 minutave pa gola, ndeshja ka shkuar në vazhdime. Minuta 105-të ka qenë shokuese për “mjeshtërit e detit”. Një gabim të repartit mbrojtjes të skuadrës vendase e ka shfrytëzuar më së miri Armend Alimi, i cili pasi e rrëmbeu topin futet brenda zonës së rrezikut dhe pasoi për mrekulli te sulmuesi Haxhic, i cili nga afërsia nuk e pati vështirë të tund rrjetën e splitasve. Ndërkohë, edhe gjatë kohës së rregullt mesfushori shqiptar ka pasur disa asistime të shkëlqyeshme, madje edhe raste të mira për gol, duke e sjell ekipin nikoqir në situata të palakmueshme. Kjo ka qenë njëra nga paraqitjet më të mira të Alimit në bluzën e Istrës, prej se është në këtë klub. Mediat kroate (Jutarnji.hr, Slobodnadalmacija.hr, Index.hr e të tjerë) Alimin e kanë shpallur lojtar të ndeshjes, duke e vlerësuar me notën më të lartë (7). Ai është zëvendësuar në mënyrë taktike në minutën 120 të lojës, për t’ia lëshuar vendin Deakit. Istra dhe Alimi në Pulë janë pritur si hero. Pas takimit kemi kontaktuar me Alimin, i cili lidhur me këtë fitore historike tha: “Padyshim se është një fitore e madhe e jona. Të them të drejtën unë kam qenë optimist edhe para ndeshjes se do të kalojmë mirë këtu në Split. E kam pritur një ndeshje të vështirë, por s’jam dorëzuar prej përpara. Luajtëm mirë dhe fitorja është e meritueshme. Shpresoj se ky triumf do të na jap motiv më të madh që edhe në kampionat të fillojmë me rezultate të mira”. Ai ka shtuar se kohë për festë nuk ka pasi gjatë fundjavës e pret ndeshja e vështirë me Karlovacin në shtëpi. Pas 12 javëve Istra renditet e 12-ta (e parafundit) me vetëm tre pikë të grumbulluara.

Beqiraj shënoi për Dinamon e Zagrebit
Kampionia e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit e ka kaluar me lehtësi 1/8 e finales të Kupës kroate, pasi si mysafire mundi Karlovacin me rezultat 2-0. Golin e parë për të “kaltrit” nga Zagrebi e shënoi futbollisti shqiptar nga Kosova, Fatos Beqiraj në pjesën e parë të takimit. Dinamovitët për 30 minuta e kanë kryer misionin në Karlovac dhe janë kualifikuar në çerekfinale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button