VIP

Almeda Abazi bukuroshja që po çmend Turqit

Është kjo Almeda Abazi bukuroshja që po korr suksese në shtetin e Turqisë. Ajo deri më tani ka marrë shumë tituj në Shqipëri, ndërsa tani e 3 vjet jeton në Turqi, ku ka nisur punën e saj në disa fusha të artit. Almeda tani është bërë pjesë e kompanisë së njohur në Turqi “Survivor”, për të cilën thotë se ndjehet mjaftë e lumtur. Ajo ka edhe disa plane për të ardhmen të cilat shpreson që me kohë do ti realizoj. Për më shumë rreth punës dhe jetës private flet për “Zëri-n”.

Çfarë ju solli titulli “Miss Globe” në jetën në vazhdim?

Në moshën 16 vjeçare jeta prej një vajze të thjeshtë, që merrej vetëm me shkollën si çdo i ri i asaj moshe ndryshoi totalisht, duke fituar titullin “Miss Tirana” në vitin 2007, duke vijuar më pas me titullin “Miss Shqipëria 2008” dhe duke u kurorëzuar vetëm disa muaj më pas si “Miss Globe International 2008”, ku prezantova vendin tim Shqipërinë ndërmjet 101 shteteve të botës. Ishte kurora e parë ndërkombëtare në historinë e Shqipërisë, njëkohësisht jam quajtur si miss-i më i ri në moshë në botë ndër kohëra. Ky ishte fillimi im drejt një rruge shumë të gjatë, atë të televizionit në Turqi, duke arritur suksese të njëpasnjëshme.

Me çfarë merreni në Turqi përveç modelimit?

Edhe pse kam marrë disa tituj, prapë them se me modelim nuk jam marrë asnjëherë dhe është diçka që nuk ka bërë pjesë në planet e mija për të ardhmen, e respektoj profesionin e modelit, por nuk më pëlqen ta praktikoj. Në Turqi merrem me televizion, aktrim, prezantim, spektakle.

Sa keni mundur të ambientoheni në Turqi?

U bë gati 3 vjet që jam vendosur në Turqi, pasi familja ime ka një biznes prej vitesh këtu dhe duke qenë se isha në moshë shumë të re e pashë të nevojshme të rrija pranë familjes. Prej 3 vitesh këtu kam realizuar 3 filma kinematografik, 1 telenovelë, reklama të ndryshme televizive, kam prezantuar një program për të rinj dhe së fundmi “Dancing With the Stars Turkey”, ku zura vendin e tretë.

Nëse më duhet të them të vërtetën asnjëherë nuk jam ndier kaq mirë sa këto muajt e fundit, pasi më është dhënë mundësia të tregoj Almedën e vërtetë. Jam trajtuar si princeshë dhe kam gjetur një produksion ashtu siç ëndërroja përherë, respektohem dhe çdo gjë shkon sipas principeve të mija, pa pasur as edhe shqetësimin më të vogël. Mund të them që nuk do të doja ti ndërroja asnjëherë ndihem super mirë, sikur punoj me familjen time, duke shtuar këtu dhe mbështetjen financiare krahas asaj morale.

Kemi dëgjuar që po merr pjesë në një projekt tjetër të madh sa ai i “Dancing With the Stars”, për çfarë bëhet fjalë?

“Dancing With the Stars Turkey” sapo ka përfunduar dhe unë arrita të shkoj deri në finale, duke zënë vendin e tretë. Produksioni “Acun Medya” i cili thyen rekordet e shikueshmërisë këtu në Turqi me spektaklet e ndryshme që shfaq në kanalin “Show TV”, ndërkohë që vazhdonte spektakli i “Dancing” më ofroj të isha pjesë e spektaklit të radhës “Survivor”, ndërmjet vipa-ve që do të shfaqet sërisht në kanalin e “Show TV” në fund të muajit mars në orën 20:00.

Të them të drejtën u emocionova kur më erdhi oferta pasi është një garë që kërkon fuqi, durim, guxim dhe zgjuarsi, tek unë asnjë prej këtyre nuk mungon kështu që mendova që është një garë që duhet të jem pjesë e saj. Tani do të jem në Republikën Dominikane në ishujt e Karaibeve ku do të bëhet gara e Survivor.

Na thuaj diçka për princin e përrallave, ka ndonjë të tillë në jetën tënde?

Siç e thatë dhe ju ajo ndodh vetëm në përrallë, ne mund të themi shumë modele e dua kështu e dua ashtu, por e vërteta është që ajo vetëm me të jetuar provohet dhe asnjëherë nuk është ai që kemi ëndërruar.

Njeriu lumturinë mund ta gjejë tek dikush që është shumë larg ëndrrave të saj, plus lumturia është reciproke asnjëherë nuk mund të presësh prej dikujt tjetër të të bëj të lumtur, duhet të japësh që të marrësh dhe kjo arrihet nga 2 palët bashkë.

Jeta ime është e qetë akoma siç ka qenë gjithë këto vite, mendoj se dhe për disa kohë kështu do të vazhdoj, ka kohë dhe për atë. Unë jam një prej atyre vajzave që duan të dashurojnë vetëm një herë në jetë dhe përgjithmonë, prandaj çdo gjë me kohë, tani është koha për të mbaruar shkollë dhe të ndjek karrierë, sapo kam mbushur 20 vjet.

Pas “Survivor”, çfarë të pret?

Në këto momente që po flasim bile sapo me erdhi një ofertë reklame nga “Loreal”, gjithashtu ka dhe oferta për film por të gjitha i kam lënë pasi të kthehem, tani jam përqendruar vetëm tek ‘Survivor’.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button