LajmeMaqedoniaPolitika

Ambasadori i ri amerikan pritet të mbërrijë sot në Maqedoni

Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers pritet që sot të mbërrijë në vend për të filluar mandatin e ri të diplomatit të parë të SHBA-ve.

Sipas njoftimit të presidencës, ambasadori Wohlers nesër pritet që presidentit Gjorgje Ivanov t`ia dorëzojë letrat kredenciale, për të nisur edhe zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në Maqedoni.

Wohlers vjen në vend të ambasadorit të deritanishëm Philip Reeker, i cili u emërua në detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit të shtetit për Evropë dhe Evroazi. Nominimi i diplomatit Wohlers para një muaji kaloi edhe pranë Senatit Amerikan.

Ambasadori i ri Wohlers para komitetit për politikë të jashtme të Senatit ka shprehur prioritetet e tij si diplomat në Maqedoni për përshpejtimin e vendit në strukturat euroatlantike, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai ka nënvizuar se këto janë segmentet që janë shqetësuese për SHBA-të dhe se liderët politik të këtij vendi duhet të fokusohen për prosperitet, siguri, stabilitet dhe integrimet euroatlantike. Në qendër të vëmendjes dhe mesazheve të diplomatit të parë amerikan do të jetë edhe kontesti i emrit me Greqinë dhe zgjidhja e shpejtë.

Pol Wohlers, një diplomat me karrierë disa vite më parë ka kryer detyrën e zëvendës-ambasadorit në Maqedoni.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button