Amerikani kap krokodilin më të madh në botë
Floridë, 3 nëntor – Njëri prej krokodilëve më të mëdhenj në botë është kapur në Florida. Gjuetari Tres Ammerman në “Natën e Shtrigave” kapi krokodilin e gjatë 4.3 metra dhe kështu vendosi rekordin e ri për këtë shtet të SHBA-së.
Besohet se kjo kafshë, e cila peshon 297 kilogramë, është e vjetër ndërmjet 50 deri në 60 vjet, shkruan “Daily Mail”.
Rekordi paraprak ishte vendosur më 1997 pas kapjes së aligatorit të gjatë katër metra. Aligatori të cilin e gjeti Ammerman është më i gjatë për 30 centimetra. Ky gjuetar planifikon ta shesë prenë e tij për 14.000 dollarë. “Ikte, rrotullohej, luftoi dhe u përpoq ta kafshojë edhe lundrën tonë. Dukej si Godzilla”, rrëfeu Ammerman. Krokodili më i madh në botë ishte kapur në Louisiana dhe ishte i gjatë 5.8 metra.