KosovaLajme

Anashkalohet Kosova në konferencën e shefave të ushtrive

Filloi Konferenca e pestë e shefave të shtatmadhorie të armatave nga vendet ballkanike e cila u mbajt në Ohër.

Në Konferencë, krahas shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Mirosllav Stojanovski, do të marrin pjesë shefat e SHM të forcave të armatosura (FA) të Shqipërisë, gjenerali brigadier Maksim Malaj, i FA të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Milladin Millojçiq, i Bullgarisë, gjenerali Simeon Simeonov, si dhe zëvendësat e SHM të Greqisë, gjeneral-nënkoloneli Georgios Nakopulos, i Rumanisë, gjeneral-nënkoloneli Dan Gika-Radu, i Serbisë, gjenerali Milloje Miletiq, komandanti i Armatës së tretë turke, gjenerali Jallçin Ataman dhe SHM i FA të Malit të Zi, zëvëndës admirali Dragan Samarxhiq. Edhe pse Maqedonia ka nënshkruar disa marrëveshje me Kosovën në sferën e mbrojtjes, në këtë konferencë nuk është ftuar asnjë përfaqësues i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). As në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë e as në Shtatmadhorinë e ARM-së nuk kanë sqaruar shkaqet për këtë anashkalim.  Përveç  shefave të SHM të armatave nga vendet ballkanike, si mysafirë do të marrin pjesë zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneral-nënkoloneli Valter Gaskin, komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Samuel Loklier, zëvendësi i drejtorit për planifikim të komandës së forcave të SHBA-së në Evropë, Majkëll Rajan, zëvendësi i SHM të FA të Sllovenisë, kontra admirali Renato Petriç dhe zëvendësi i SHM të FA të Kroacisë, kontra admirali Zdenko Simiçiq. Në fokus të konferencës së pestë të SHM të armatave nga vendet ballkanike pritet të jetë përforcimi i bashkëpunimi në fushën e stërvitjes dhe ushtrimeve, përforcimi i marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, si dhe vazhdimi i proceseve të filluara për përballje të ndërsjellët me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të iniciuara në konferencat paraprake.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button