Principata e Andorrës zyrtarisht ka pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76.
Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel. Principata e Andorrës kufizohet nga Franca dhe Spanja.
Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bënë përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve. Andorra është shteti i vogël në jugperëndim të Evropës, e ndodhur në lindje të Pirenejve kufizohet nga Franca dhe Spanja.