Në një komunikatë të OKB-së thuhet se Jolie ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Ekuador qëkur është caktuar këtë muaj si e dërguar për refugjatët pranë kësaj organizate.
Aktorja i ka vizituar refugjatët që kanë ikur nga dhuna në shtetin fqinj, Kolumbi. Ndërkaq, përveç refugjatëve, ajo ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Ekuadorit, Ricardo Patino.
“E inkurajoj këtë qeveri që të vazhdojë të ndihmojë familjet e rrezikuara”, ka deklaruar Jolie.