Kënga në duet titullohet në gjermanisht “Kastanien”, dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me një këngëtar gjerman, i cili ka krijuar një këngë dedikuar Tiranës, ose me saktë një vajze nga Shqipëria dhe ka ftuar në bashkëpunim Anjezën.
“Unë kam kënduar një pjesë të këngës, e cila do jetë dhe videoklip. Kënga është në gjermanisht dhe vetëm pjesa ku këndoj unë është në shqip dhe besoj se shumë shpejt do ta shihni të transmetohet në ekranet shqiptare”, citon Panorama Plus fjalët e Anjezës.