VIP
Anxhela harron t’i veshë brekët
Supermodelja shqiptare Anxhela Martini, e cila prej pak vitesh jeton në SHBA ka lënë të gjithë me gojë hapur. Ajo shfaqet me një fustan vjollcë që më shumë i linte pjesë të trupit jashtë sesa i mbulonte, gjatë “Cfda Fashion Awards”.
Poshtë fustanit mund të shikoje çdo gjë sepse ajo as të brendshme nuk kishte veshur. Fotot janë publikuar në revistën prestigjioze italiane “GQ Italia”. Modejla shqiptare, e cila pas ndarjes nga këngëtari Kanye West, lidhet sërish me një tjetër këngëtar, Craig David, me të cilin ka kryer dhe një set fotografish me veshje të brendshme.