Anxhela Martini përjashtohet nga agjencia e modës “Elite”
Hetuesit amerikanë janë duke hetuar nëse një person i fiksuar pas super modeles shqiptare, Anxhela Martini ka furnizuar mediat rozë me informacione të pavërteta rreth lidhjes së saj me reperin me ngjyre, Kanye West.
Pak ditë më parë, u publikua lajmi se këngëtari i njohur amerikan Ëest i kishte mbyllur derën në fytyrë super modeles shqiptare.
Por sipas agjentes së bukuroshes 25 vjecare, një person, i cili përdor identitet të rremë dërgon e-maile në gazetat e thashethemeve në SHBA duke i furnizuar ato me lajme të pavërteta rreth fiksimit të Anxhela Martinit për Kanye West.
Një informacion i tillë bëhet i ditur nga e përditshmja “New York Daily News” që gjithashtu informon publikun se agjencia e njohur e Modes “Elite” e kishte përjashtuar modelen nga puna. Sipas të përditshmes amerikane përjashtimi, kishte ndodhur menjëherë pas lajmit se super modelja shqiptare kishte nisur një lidhje me Kanye West dhe se ajo kishte deklaruar se mezi priste qe te martohej me të dhe të kishte fëmijë.
Një gjë është e vërtetë, Anxhela Martini nuk është më pjesë e Elite Model Management, mjafton të bëni një kërkim të shpejtë për të vërtetuar se emri i saj, nuk figuron më në mesin e modeleve të tjera. Ndërkohe menaxherja e Anxhela Martinit, Marissa Marold deklaroi se Martini nuk ishte perjashtuar, por ishte larguar me dëshirën e saj.
Sipas New York Daily News, Anxhela një herë madje kishte shkuar edhe te një fallxore në Nju Jork për të parë nëse do të vazhdonte lidhjen me këngetarin e njohur Kanye West.