Anxhelina Hadergjonaj foto ‘hot’ nga SHBA
Prej pak javësh, këngëtarja e re Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, është vendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend të cilin e sheh si të përkryerin për të ndërtuar karrierën e saj.
Ky ka qenë lajmi i fundit prej saj, pas suksesit në Festivalin “Top Fest” të këtij viti. Por prej pak ditësh duket se ajo u ka bërë një përshëndetje fansave me disa foto krejt të veçanta. E fotot amerikanë të Anxhelinës janë shumë larg asaj vajzës adoleshente që kemi njohur deri më sot. Mjaft seksi, në dy fotot që ju sjellim, ajo duket se përcjell një atmosferë të tipit ‘Moulin Rouge’.
Nuk dimë nëse këto foto janë artistike, janë të shkëputura nga ndonjë festë vajzash, apo janë një mënyrë “rebelimi” e këngëtares së re për të thënë se ajo ndihet po kaq seksi saç edhe duket në këto imazhe. Cilido që të ketë qenë misioni, Anxhelina ia ka arritur të tërheqë dhe të duket mjaft ‘hot’.