VIP
Anxhelina lanson projektin e ri me 11 dhjetor, shpërndan imazhe nga prapaskenat e klipit
Anxhelina Hadërgjonaj është ndër artistet më të dashura për publikun shqiptarë.
Ani pse ka vite që ajo nuk është aktive në prurjet muzikore, me postimet e përditshmërisë ajo merr shumë vëmendje.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe nga paraskenat e klipit të ri.
Bëhet fjalë për këngën “Precious”, që do të lansohet me 11 dhjetor në të gjitha platformat digjitale.
Postimi i saj mori sërë komente nga fansat, të cilët mezi presin që ajo të sjellë prodhimtarinë e saj muzikore.
Vlen të përmendet se Axhelina po kthehet në industrinë muzikore pas nëntë vitesh.