Komuna e Gostivarit dhe kryetari i saj Arben Taravari, më të suksesshmit e 2019-tës në Maqedoninë e Veriut. Nga gjithsjet 80 komuna në vend dhe Qytetin e Shkupit, Komuna e Gostivarit tejkalon të gjitha me shpenzimet kapitale, me rezilim të të hyrave kapitale, pagesë të borxhit të trashëguar dhe për qeverisje më të mirë komunale.
Që komuna e Gostivarit është komuna me më së shumti realizim të shpenzimeve kapitale në Maqedoni e Veriut, ky fakt konfirmohet nga studimi të cilin e ka realizuar UNDP nga i cili shihet puna e komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga të dhënat e publikuara kuptojmë se komuna me më së shumti realizim të shpenzimeve kapitale pas kuartalit të tretë është Komuna e Gostivarit, duke lënë pas vetes shumë komuna tjera. Nëse e krahasojmë me komunën e Çairit për afro 55 % komuna e Gostivarit, është para kësaj komune. Ndërkaq edhe komuna e Bervenicës, Strumicës, Ohrit, Shën Nikollës, Qendrës, Koçanit, Mogillës e shumë të tjera janë pas komunës së Gostivarit.
Te të hyrat kapitale, Komuna e Gostivarit ka realizim prej 98,3 për qind. Atë e ndjek Komuna e Velesit e cila thuajse ka 30 për qind më pak realizim, konkretisht 65,1 për qind të të hyrave publike. Pas tyre vjen Ohri me 52,1 për qind, pastaj Komuna e Strumicës me 40,6 për qind, Çairi me 21,57 për qind. Komuna e Sturgës dhe Kumanovës nuk ka të dhëna.
Sa i takon borxheve të paguara, Komuna e Gostivarit deri nga gjysma e 2019-tës, ka arritur të paguaj 80.558.692 denarë, ose 61, 16 për qind të borxhit. Edhe në këtë vlerësim, Komuna e Gostivarit ka lënë pas vetes Strumicën, Velesin, Çairin, Mogillën e shumë të tjera.
Te vlerësimi i Qeverisjes lokale, gjatë 2019-tës Komuna e Gostivarit ka arritur dukshëm të ulë shpenzimet jo produktive dhe të rris investimet kapitale. Ka pasur realizimi historik i shpenzimeve të buxhetit të konsoliduar të Komunës së Gostivarit me 1.001.668.662 denarë ose 97.6 %!
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari këtë sukses ia ka drejtuar administratës së Komunës së Gostivarit dhe Sektorit për Financa dhe Buxhet të cilët i bënë një projektim të saktë buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2018.
Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se komuna e Gostivarit është transparente gjatë tërë kohës prandaj edhe një raport i tillë për UNDP-në është dërguar në kohë, ndërkohë që shumë komuna tjera, si Struga, Kumanova e të tjera as që kanë dërguar raport të tillë për qëllime të statistikave. Fshehja e statistikave dëshmon jo transparencën e tyre dhe frikën nga publikimi i dështimeve.
Komuna e Gostivarit është ndër komunat që deri tani ka realizuar shumë projekte të premtuara, ka zvogëluar borxhin e trashëguar të komunës si dhe ka mundësuar zhvillim infrastrukturor.