Lajme

Argjendari, hotele, restorante dhe biznese nafte në pronësi, arrestohet në Serbi bosi shqiptar i drogës në Ballkan

Ditën e sotme është ndaluar në Serbi Naser Kelmendi, i cilësuar si bosi i drogës në Ballkan.

Kelmendit i janë vënë prangat në qytetin Loznica, sipas mediave serbe.

Kelmendi u dërgua në Stacionin Policor Loznica rreth orës 13:30, por u largua në 16:20. Ai u shoqërua në polici pas një kontrolli rutinë dhe më pas është liruar pasi mbi të nuk rëndon me fakte ndonjë akuzë konkrete.

Kelmendi më herët është akuzuar për organizim të grupit të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar droge dhe vrasje.

Ai u akuzua se së bashku me 14 persona të tjerë organizuan një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe se kanë vrarë bosin rival të drogës, Ramiz Delaliq, i njohur edhe si “Çelo”.

Familja Kelmendi e udhëhequr nga Naseri ka në pronësi kompani tregtare që operon në Dubai, biznese që merren me patundshmëri në Mal të Zi, hotele e restorante në Sarajevë, biznese të tregtisë me naftë e vetura si dhe argjendari në Kosovë.

Naser Kelmendi është me origjinë shqiptare nga Kosova dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit.

SHBA e vendosi atë në listën e zezë të personave më të rrezikshëm në botë, përkrah liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Kelmendi konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm në Europë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button