FutbollSport

Argjentina mposht Kolumbinë

Një rikthim në gjysmën e dytë, ka bërë që përfaqësuesja e Argjentinës ta mposhtë Kolumbinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Në fund të pjesës së parë vendasit i gëzuan tifozët në Estadio Metropolitano Roberto Melendez në Barranquilla duke shënuar golin e avantazhit, ndërsa realizues ishte Dorlan Pabon nga gjuajtja e lirë (45’).

Lionel Messi shfrytëzoi gabimin e vendasve për ta shënuar ndoshta golin më të lehtë në karrierë (61’) dhe në këtë mënyrë e barazoi rezultatin.

Goli i dytë për argjentinasit erdhi pas një kombinimi të Messit me Higuain. Sulmuesi i Real Madridit gjuajti drejt portës, ndërsa reagoi Ospina, por topin e kthyer e shfrytëzoi Kun Aguero për të shënuar golin e fitores për mysafirët (85’).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button