www.Zemra.Org

Argjentina Ramosaj per Vitin e Ri ne Londer

Argjentina Ramosaj duket se do ta presë Vitin e Ri në Londër, ku në ditën e parë të 2012-tës do të performojë për fansat në kryeqytetin britanik.

Këngëtarja, e cila me familjen e saj jeton në Holandë, ka zbuluar këtë përmes profilit të saj në rrjetin Facebook.

“Me 1 janar do të jem në koncert në Londër, do të festoj 2012-tën me fansat e mi, mezi pres t’ju shoh gjithëve, më shumë informata më vonë gjatë këtij muaji, ju don Argjentina”, ka shkruar ajo.

Argjentina ka premtuar se, duke mos lënë anash studimet, gjatë vitit të ardhshëm do të sjellë shumë shpejt projekte të reja e që do të jenë shumë të veçanta.

Exit mobile version