VIP

Arita Fejzullahu, kandidate potenciale për “Miss Norvegjia”

Bukuroshja Arita Fejzullahu,e lindur në Oslo të Norvegjisë, është duke u konsideruar si një kandidate potenciale për “Miss Norvegjia 2011”.
Arita Fejzullahu, një vajzë me origjine nga Gostivari, ndërsa me nënën nga Bosnja, është një modele e njohur në Skandinavi. Ajo në vitin 2007 është kurorëzuar me çmimin “Miss Skandinavia e Shqiptarëve”, kurse në vitin 2010 fitoi çmimin “Miss Skandinavia 2010”.
“Unë jam kandidate për ‘Miss Norvegjia’ dhe për ta përfaqësuar Norvegjinë në ‘Miss Bota’. Po ashtu jam zgjedhur fytyra e vitit, ku këtë titull unë e kam fituar dy vite radhazi që për mua do të thotë shumë. Unë kam qenë ‘Miss Skandinavia’ dhe nëse fitoj në ‘Miss Norvegjia’ do ta përfaqësoj Norvegjinë në ‘Miss Bota’”, ka thënë Arita  duke shtuar se ndihet shumë krenare që është shqiptare.
Ajo shtoi se babai i saj është nga Gostivari, ndërsa nëna gjysmë shqiptare dhe gjysmë boshnjake, e që e bën të jetë edhe pak boshnjake.
Pos me modelim, Arita merret me modelim dhe vazhdon studimet në farmaci.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button