KosovaKronika e ZezeLajme
Armët në ahengje nuk ndalen, plumbat plagosin
Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë shqetësues për qytetarët. Vetëm një ditë më parë një plumb qorr ka goditur shtëpinë e një familjeje në kryeqytet, por nuk është lënduar askush.
Policia e ka konfirmuar rastin, megjithëse, sipas pjesëtarëve të saj, nuk dihet saktë se si ka ndodhur ngjarja dhe hetimet po vazhdojnë.
Sipas Policisë, vetëm në dy muajt e fundit, në 83 raste të përdorimit të armëve të zjarrit, 4 persona janë plagosur lehtë, 62 armë dhe më se 100 plumba janë konfiskuar, ndërsa janë arrestuar 29 persona.
Zyrtarë policorë thonë se pavarësisht reagimeve të tyre të shumta, festimi me armë zjarri është shndërruar në një dukuri shqetësuese. Dhe kjo e tëra vjen si pasojë e mos vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun që u kanoset.