Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, dje (24-shkurt) prej ora 01 e 35 minuta deri ora 02.00, kanë realizuar kontroll aksion në objektin hotelerik, me lokacion në rrugën ,,JNA,, në Gostivar, pronë e 35-vjeçarit E.A. nga fshati Llakavicë e Gostivarit.
Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 4 femra, prej të cilave 3 shtetase të Sërbisë dhe një Shtetase e Republikës së Maqedonis së veriut.
Tre shtetaset e huaja, të moshave 24, 29 dhe 33 vjeçe, janë arestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë të Gostivarit dhe më pas janë dorëzuarn në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatëdhesim, ndërsa diku më vonë janë dërguar përpara gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën themelore Gostivar.